Në Policinë e Kosovës është raportuar se më 3 maj në një shportë të mbeturinave në një park në Prishtinë ka shpërthyer një mjet i dyshimtë.

Pas ekzaminimin të vendit të ngjarjes nga njësia e Deminimit është konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të dyshimtë artizanal.

Sipas dëshmitarëve nga shpërthimi nuk ka pasoja, rasti është duke u hetuar.