Pako me nga 10 kilogram mish kanë përfituar 230 familje në komunën e Podujevës, të cilat gjinden në listat e asistencës sociale. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Podujevës përmes një komunikate për media.

Sipas komunikatës së kësaj zyreje, Organizata “Human Appeal” në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Podujevës, ka dhuruar pako me nga 10 kg mish për 230 familje skamnore.

Drejtori i DSHMS në Podujevë, Agron Hyseni, ka falënderuar donatorin për pakot e dhuruara të cilat sado pak do të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes së rëndë të këtyre familjeve.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e organizatës “Human Appeal” premtuan vazhdimin e mbështetjes për familjet në nevojë të komunës sëe Podujevës./LLapi.info