Lokale - eSIMy

Në të gjitha pjesët e Ukrainës do të vendoset një gjendje emergjente nën kontrollin e qeverisë.

Njotimin e ka bërë Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit në ditën e mërkurë.

Miratimi i masës pritet të bëhet nga parlamenti ukrainas brenda 48 orëve me zgjatje prej 30 ditëve, por me mundësi të zgjatjes edhe për 30 ditë të tjera.

“Në gjithë territorin e vendit tonë, përveç Donetskut dhe Luhanskut, do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme”, tha të mërkurën Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, raporton CNN, përcjellë tëvë1.info.

Federata Ruse ka për qëllim të destabilizojë Ukrainën nga brenda dhe të arrijë objektivin e saj, por që kjo mos të ndodhë, ne vendosëm sot dhe e morëm këtë vendim, u shpreh ai.

Gjatë konferencës për shtyp në Kiev, Danilov tha se në gjendjen e jashtëzakonshme do të përfshihen, ”forcimin e rendit dhe sigurisë publike në objektet kritike të infrastrukturës”..