Shoqata e Bletarëve “Llapi” në Podujevë të shtunën nga ora 11:00 do të mbajë një seminar njëditorë në restorant Ora me bletarët dhe anëtarsinë me temën Humbjet e familjeve bletë (CCD), shkaqet e mundshme dhe praktikat e menaxhimit në bletari dhe përgatitjen e bletës për dimër.

Ligjerues në këtë seminar do të jetë prof.dr.Lumturie Sena nga Universiteti i Tiranës.

Ndërsa për temën Përgatitja e bletës për dimër do të ligjerojë Haxhi Sylejmani Halili nga Ferizaji.