Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe 87 pacientë të prekur me COVID-19, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, tani numri i të shëruarve shkon në 490.

“Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot është konfirmuar vetëm një rast i ri me COVID-19, pas 220 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja.

Aktualisht në Kosovë janë 856 qytetarë të prekur me virusin korona, teksa, sipas IKSHPK-së, 26 pacientë tashmë kanë ndërruar jetë./Llapi.info