Një kamerë e vendosur në aeroplan të vogël ka kapur momentin dramatik, kur piloti bëri një ulje emergjente në një autostradë të Karolinës së Veriut.

Piloti, siç raportojnë mediet e huaja, shmangi linjat e energjisë dhe makinat që kalonin në autostradë. Zyrtarët kanë thënë se nuk ka pasur dëme në njerëz.

Pas këtij rasti, piloti avionit, Vincent Fraser, ka shtuar se duhej të bënte atë ulje në autostradë, pasi që sipas tij, motori i vetëm i avionit kishte probleme të mëdha.

Ai arriti të rikthejë avionin në tokë në mënyrë të sigurt në një situatë që lehtë mund të ishte kthyer në tragjedi.

Ai ishte gjithashtu shumë me fat, sepse në atë kohë ky seksion i autostradës nuk ishte shumë i ngarkuar. Në pamjet shihet edhe se si ngasësit e veturës ndalonin dhe skajonin në rrugë, kur ulet aeroplani./Llapi.info