Lokale - eSIMy

Persona të panjohur mbrëmë kanë vjedhur një veturë në fshatin Sibovc të Podujevës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Në Stacionin Policor të Podujevës është hapur rasti i vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur në Sibovc ku nga persona të dyshuar është vjedhur një veturë e tipit VË”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Me rastin po merren hetuesit policor të cilët po punojnë intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.