Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku disa persona kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë stoli të çmuara si dhe armë zjarri me leje.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku ndër tjera thuhet se sipas raportimit të bërë më 2 qershor 2026, ankuesi ka njoftuar policinë se më datë 06.05.2026 gjatë orës 8:00 deri më 17:00, nga shtëpia e tij janë vjedhur një sasi stolish prej ari dhe argjendi, si dhe katër armë zjarri: dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike, për të cilat posedonte lejet përkatëse.

Gjatë veprimeve hetimore dhe ekzaminimit të rastit, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia  e tij i kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe  katër armë zjarri (dy pistoleta, një  pushkë gjuetie dhe  një armë gjysmë-automatike)  për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari  të cilat  i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante”, njoftoi Policia.