Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, deklaroi më herët se është arrestuar në Maqedoni të Veriut.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka thënë ai.
Çaste më parë, Pushkolli njoftoi se është liruar.
“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.
Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!” shkroi ai.






