Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet ushtarake botërore arritën nivelin më të lartë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, bëri të ditur Instituti i Stokholmit për Hulumtime të Paqes.
Në raportin e organizatës thuhet se shuma e përgjithshme e shpenzimeve ushtarake gjatë vitit 2018 ka arritur në 1.82 trilion dollarë apo 2.6 për qind më shumë se një vit më herët.
Kjo është shuma më e lartë që nga viti 1988, në përfundim të Luftës së Ftohtë, kur filluan matjet e shpenzimeve ushtarake.
Shpenzimet ushtarake të SHBA-së, janë rritur për 4.6 për qind gjatë vitit të kaluar me një vlerë prej 649 miliardë dollarë, duke përbërë 36 për qind të totalit të shpenzimeve ushtarake globale.
Shpenzimet ushtarake të Kinës u rritën për 5 për qind apo 250 miliardë më shumë gjatë vitit të kaluar.
“Në vitin 2018, SHBA-ja dhe Kina përbënin gjysmën e shpenzimeve ushtarake në botë”, tha Nan Tian nga Instituti i Stokholmit për Hulumtime të Paqes.
Shtetet tjera sipas një renditje të shpenzimeve ushtarake janë: Arabia Saudite, India, Franca, Rusia, Britania e Madhe, Gjermania, Japonia dhe Korea e Jugut.