Sot, Biblioteka Kombëtare e Kosovës e ka shënuar ditëlindjen e saj. Biblioteka ka shënuar 74 vjetorin e themelimit. Në ceremoninë festive të shënimit të përvjetorit të themelimit të institucionit kryesor të librit në vendin tonë kanë marrë pjesë shumë personalitete, njofto kumtesa.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili vlerësoi se është kënaqësi të festohet përvjetori i themelimit të BKK-së, duke reflektuar edhe mbi rolin e çmuar të këtij institucioni.

“Është për t’u vlerësuar iniciativa që ndërmerr BKK-ja për t’u përballur me sfidat e që përkrahet vazhdimisht prej anës sonë si ministri”, tha mes tjerash ministri Gashi.

Gashi u zotua se Qeveria e Kosovës nëpërmjet MKRS-së do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave në përgjithësi, ashtu siç edhe ka përkrahur shumë projekte për Bibliotekën, për librin e për kulturën në përgjithësi./Llapi.info