Lokale - eSIMy

Derisa në pothuajse të gjitha marketet e vendit, çmimet e produkteve janë rritur, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në “Metro” market në Komunën e Gjilanit.

Pronari i këtij marketi thotë se nuk do t’i rris çmimet e produkteve përderisa është i furnizuar me çmime të vjetra.

LEXO EDHE: Flet pronari i marketit në Kosovë që nuk i ngriti çmimet, tregon edhe arsyet: Marketet e mëdha e kanë shfrytëzuar rastin

“Përderisa e marrim me çmimin e vjetër. Ne jemi këta, në të mirë dhe në të keq”, thotë ky pronar, teksa publikon fotografi të çmimit të vajit që në marketin e tij kushton 1.69€ dhe buke 0.35€.