Lokale - eSIMy

Patritk Shehu, një pronar i një marketi në Gjilan, ka vendosur që të mos i ngris çmimet e produkteve, ani pse një gjë të tillë e kanë bërë të tjerët.

Për ATV-në, Shehu ka treguar se vendimi i tij ka qenë nga ana shpirtërore, ndërkohë që ka shtuar se disa markete të mëdha, sic ka theksuar ai, e kanë shfrytëzuar një gjë të tillë.

“Ky ka qenë vendim i im fisnik. Disa markete të mëdha e kanë shfrytëzua këtë rast, gjë e cila mu nuk më pëlqyer. Të jem real, vendimi im ka qenë nga ana shpirtërore, vetëm për ta falënderuar konsumatorët tonë, përderisa ne i marrim produktet me çmim të vjetër, ne s’e kemi ndërmend me i ngrit çmimet. Nuk dua askënd me fajësu, unë i kam politikat e mija. Besueshmëria e konsumatorëve ndaj marketetit tim ka qenë e denj për dy vite me radhë, nuk na e kanë kthyer kurrë shpinën”, është shprehur ai./Llapi.info