Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në një deklaratë që kanë lëshuar misioni amerikan në NATO, të cilët kanë rishpërndarë njoftimin nga takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sekretari Jens Stoltenberg mirëpriti sot në mëngjes kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në selinë qendrore të NATO-s. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimit Euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

Për dallim nga njoftimi zyrtar i NATO-s, ku Kurti dhe ish-kryeministrat e tjerë të Kosovës, nuk iu shkruan pozita shtetërore që ata kanë, SHBA-të e kanë bërë të kundërtën duke potencuar pozitën që ka Kurti dhe shtetin të cilin ai përfaqëson.