Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se për tri jave, Qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë vendim të rëndësishëm.

Ai ka thënë si vetmi vendim është ai për ndaljen e procesit të privatizimit.

Shasha në një postim në Facebook ka krahasuar punën e peridentit të ShBA-së, Biden, i cili në tri javët e para miratoi 46 vendime urgjente për qëllime te jetësimit te programit zgjedhor.

Postimi i plotë:

Brenda tre jave te para Presidenti Biden miratoj 46 vendime urgjente për qëllime te jetësimit te programit zgjedhor. Nga menaxhimi i pandemisë, shpenzimi me i sakte i buxhetit shtetit, e deri tek ndryshimi i procesit zgjedhor.

Sot janë bere tre jave qe nga zgjedhja e Kryeministrit Kurti dhe përveç ndalimit procesit privatizimit nuk kemi pare asnjë vendim tjetër te rëndësishëm te Qeverise.

Ndërkohe, opozita po i bie pianos.