Më e rëndësishmja është ajo se cilët janë të gjithë përbërësit e domosdoshëm për kënaqësi të plotë dhe sa kohë jeni të detyruar të shpenzoni për ta përgatitur

Pjesa e rëndësishme e aromës tradicionale të shakshukës është domatja, mirëpo me këtë rast do t’ju japim recetën që në vend të domates përdoren perimet e gjelbra të pasura me proteina.

Fjala është për recetën e shëndetshme të pasur me fibra, vitaminën K dhe natyrisht me proteina, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 5 shparguj;
– 2 kërcej selinoje;
– ¼ e preshit;
– 1 spec i gjelbër;
– 150 g kërpudha;
– 4 vezë;
– ¾ e konservës me thjerrëza të gjelbra;
– 600 ml lëng perimesh;
– 2 grusht spinaq;
– 1 qepë e vogël;
– gjysmë luge të vogël arra muskati;
– gjysmë luge të vogël spec të bluar;
– 2 thelpinj hudhre, të grirë;
– majdanoz;
– spec i bluar;
– fara susami;
– vaj ulliri.

Përgatitja:

Qitni të gjitha perimet e freskëta (pos qepës së re) në një tigan të madh dhe fërgoni në vaj ulliri tre minuta.

Shtoni arrat e muskatit, hudhrën dhe 50 ml ujë perimesh dhe vazhdoni t’i përzieni 5 minuta.

Shtoni thjerrëzat, spinaqin dhe pjesën e mbetur të ujit të perimeve dhe vloni edhe 8 – 10 minuta.

Me lugë bëni katër vrima për vezë, në formë gropëze, dhe thyeni vezët njërën pas tjetrës në secilën gropëz.

Vloni derisa vezët të zihen. Mund ta shpejtoni procesin nëse e mbuloni me kapak tiganin.