Çfarë alkimisiti i çmendur mund ta transformojë filmin më të keq të të gjitha kohërave në një vepër arti të një gjeniu mahnitës.

Kur ka dyshime për një klasik të adhurueshëm, sigurisht! Mirë se erdhët në universin kinematografik të lindjes së dytë, ku “Return Of The Killer Tomatoes!” është aq i nderuar sa “Citizen Kane” dhe ku adhurohet e pazakonshmja, eksperimentalja, e çuditshmja, shokuesja, papërsosmëria dhe çiltërsia e çuditshme.

Ndarja e një klasiku të vërtetë nga një tjetër i “keq” apo i gjykuar gabimisht është më e komplikuar sesa ju mund ta mendoni, edhe për ekspertët siç e kemi gjetur kur u ulëm për të përpiluar një listë me filma kult, shkruan KOHA.

“Çdo herë kur mendoni për ‘kultin’ dhe se çfarë ai nënkupton, gjithmonë është një përjashtim për rregullin”, pranon Michael Blyth, i cili është kurator i programit të parvjetshëm për “BFI London Film Festival” së bashku me “LGBTQ+ festival BFI Flare”. Për të, “The Rocky Horror Picture Show” (1975) lë gjurmët e një klasiku.

“Kur ishte lansuar nuk ishte një sukses komercial apo i vlerësuar, por ia arriti që të gjente një audiencë që ra në dashuri me të. Ata u bënë së bashku për të pasur këtë bashkimin festiv ku mund të visheshin si personazhet e filmit e të citonin dhe të krijonin një subkulturë nga ky film, që përndryshe do të ishte humbur a harruar”.

Unë isha në mesin e festuesve. Në moshën 15-vjaçare kam dhënë shfaqjen time të “Rocky Horror Picture Show” live për publikun si një qershi pas shfaqjes në Londër. Këtu e sfidova transeksualitetin tim të brendshëm transylvanian, e veshur me gete me rrjetë, një kostum me bisht, e armatosur me një pistoletë me ujë (për të stimuluar shiun në një moment kyç) duke kënduar gjatë përgjigjes së para-shuguruar që më vendosmëri i kisha mësuar nga një incizim në kasetë. Ishte një nga eksperiencat filmike me të gëzueshme të jetës sime. E derisa vitet kalonin “Rocky Horror” është absorbuar nga platformat online, dhe ju vrisni mendjen nëse ky film fondamental “kult” mund të klasifikohet me sinqeritet akoma si i tillë.