400 ligjvënësit rusë që të martën i thanë po njohjes së Donbasit, u futën në listën e zezë nga Bashkimi Evropian.
Bllokada të ashpra politike e ekonomike për ta dhe të tjerët u vendosën edhe nga amerikanët e britanikët.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili e anuloi takimin të paraparë për këtë javë me Putinin, vendosi sanksione ndaj anëtarëve të rrethit të ngushtë të shefit të Kremlinit dhe familjeve të tyre.
Por, gjithë këto ndëshkime nuk i bënë përshtypje presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.
Ndonëse tha se është i hapur për bisedime me ata që i vunë sanksione, prioritet për të është forcimi i ushtrisë, të cilën e shtoi edhe më shumë përgjatë kufijve ukrainas.
“Dua të përsëris se interesat e Rusisë dhe siguria e popullit tonë janë një prioritet i padiskutueshëm. Pra, ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe modernizojmë ushtrinë dhe marinën tonë”, deklaroi Putin.
I tmerruar me veprimet fundit të Putinit e Rusisë rreth Ukrainës, u shpreh edhe Sekretari Kombeve te Bashkuara, Antonio Guterres.
“Bota jonë po përballet me një moment rreziku. Unë me të vërtetë shpresoja që nuk do të vinte deri këtu. Zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainën janë shkak për një shqetësim të madh”, tha ai.
Këtë deklaratë nuk e mirëpriti kryediplomati rus, Sergei Lavrov, i cili në një takimi me të dërguarin e posaçëm të OKB-së në Moskë tha se Guterres “ka rënë pre e presionit të perëndimit”.





