Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi.
Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë’. Sakaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putin-in që të sulmojë.
Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin.
Top Channel
Ammo depot hit in Sumy, eastern Ukraine, reports say pic.twitter.com/igfc62AqpZ
— ELINT News (@ELINTNews) February 24, 2022
WATCH: Missile hits airport in Ivano-Frankivsk, Ukraine pic.twitter.com/EnskxXhpnq
— BNO News (@BNONews) February 24, 2022





