Lokale - eSIMy

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se do të bëjë gjithçka për të penguar Ukrainën që të marrë armatime bërthamore.

Ai gjithashtu deklaroi se prania e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin evropian është e papranueshme për Moskën.

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve evropiane”, tha ai gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës, ku mori pjesë virtualisht.

“Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Evropë të çmontohet plotësisht”, tha ai. /A2cnn