Një person rreth të 40-ve ka vdekur sot rreth orës 11:00 në fshatin Sylejvicë të Podujevës, pasiqë i njëjti është rrokullisur me traktor, raporton Llapi.info.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili shkurt tha se personi në fjalë ka ndërruar jetë.
Siç merr vesh portali personi në fjalë është E. B nga fshati Metehi./Llapi.info






