Një veturë e tipit ‘Golf 2’ është rrokullisur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Repë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të rastit nga ky vetaksident, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Lexuesi i cili edhe ka dërguar fotografitë ka thënë për Llapi.info se shkaktar i këtij vetaksidenti ishte rruga e rrëshqitshme e cila është krijuar nga të reshurat e shiut./Llapi.info