Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot kontratën me operatorin për asfaltim rrugësh në dy fshatra të saj, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, asfaltim rrugësh do të ketë në fshatin Sfecël dhe në fshatin Gërdoc.

Tenderin për këto punime e ka fituar “Grup i Operatorëve Ekonomik Quality Asphalt SH.P.K.; N.N.SH. ËORLD MEDIUM”, operator ky që ofruar çmimin më të lirë prej 67 mijë e 794 euro.

Për këtë tender kanë aplikuar pesë operatorë ekonomikë, derisa e ka fituar ajo me çmimin më të ulët të ofruar./Llapi.info