Rruga e cila lidhë fshatin Orllan me atë Ballaban është bllokuar, njofton Llapi.info.

Kjo për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke imponuar mbylljen e tërësishme të kësaj rruge.

Për bllokimin e rrugës kanë njoftuar banorët e këtyre fshatrave të cilët për Llapi.info kanë thënë se kjo rrugë është bllokuar sot rreth orës 10 të mëngjesit.

Kanë thënë se lidhur me këtë rast kanë njoftuar edhe ekipet përkatëse të Prishtinës për hapjen e rrugës.

Kujtojmë se nga të reshurat e shumta të shiut edhe disa fshatra të Podujevës janë vërshuar tërësisht nga ku edhe është dashur ndërhyrja emergjente e ekipeve shpëtuese të Zjarrfikësve./Llapi.info