Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kaluar mbrëmë kufirin në Vermicë dhe është identifikuar nga policia kufitare, thotë kolumnisti i “Kohës Ditore”, Asdren Rrahmani.

Rrahmani, përmes një statusi në Facebook, të mërkuren, bën të ditur se “ai është identifikuar nga policia kufitare”.

“Nuk pati asnjë lajm se çka bëri a kend takoi në Shqipëri. Ndoshta ka shkuar ta takojë ish ministrin Pacolli? Apo ndoshta edhe e mori me vete në Kosovë (meqenëse policia nuk ia kontrolloi bagazhin)? Shpejtë do të marrim vesh gjithçka”, paralajmëron ai.

Statusi i plotë i Rrahmanit:

Diplomacia ne akcion

Presidenti i Kosovës ka kaluar kufirin në Vërmicë duke hyrë në Kosovë mbrëmë në 19:20 me dy automjete zyrtare. Ai është identifikuar nga policia kufitare. Nuk pati asnjë lajm se çka bëri a kend takoi në Shqipëri. Ndoshta ka shkuar ta takojë ish ministrin Pacolli? Apo ndoshta edhe e mori me vete në Kosovë (meqenëse policia nuk ia kontrolloi bagazhin)? Shpejtë do të marrim vesh gjithçka.