Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar një grua, shkruan Llapi.info.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas PK-së, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.
“Të dyshuarit për shkak të gjendjes së tij i është ofruar tretman mjekësor në QKUK. Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Nuk dihen detaje tjera, ndërkohë që rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
/llapi.info/