Në burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje. Dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person, njofton Policia.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.