Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike me tre të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 10:15, pas një mosmarrëveshjeje mes të përfshirëve.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se nga i njëjti është sekuestruar edhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të miturit e përfshirë në rast janë liruar.






