Screenshot
Lokale - eSIMy

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në Trudë të Prishtinës, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe i janë grabitur 1,500 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se derisa ishte duke lëvizur me veturë në dalje të autostradës, është ndaluar nga tre persona të maskuar, të cilët, nën kërcënimin e armës, ia kanë marrë nga kuleta 1,500 euro para të gatshme.

Gjatë grabitjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka goditur viktimën, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima e kësaj grabitjeje është Jeton Latifi.