Lokale - eSIMy

Një rrahje masive në komunikacion ka ndodhur dje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.