E Majta e Serbisë ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter se lideri i tyre Borko Stefanoviq është sulmuar gjatë një tribune të Lidhjes për Serbinë në Krushevc. LPS kumton se përveç Stefanoviqit janë sulmuar edhe dy aktivistë të Majtës së Serbisë.
Nëpër fotografi shihet se Stefanoviq ka lëndime në kokë dhe se pas sulmin i është ofruar ndihma mjekësore. E Majta e Serbisë i ka postuar video xhirime, dhe në një prej tyre përkrahësit pretendojnë se Stefanoviqin e kanë sulmuar burrat me kapela.
Në kumtesën e Lidhjes për Serbinë pretendohet se përveç Stefanoviqit janë sulmuar edhe Boban Jovanoviq dhe Marko Mandiq, aktivistë të Majtës së Serbisë.
Siç është kumtuar, ata janë sulmuar me shufra nga ana e dhunuesve të armatosur para mbajtjes së tribunës së Lidhje për Serbinë. Shtohet se Stefanoviq është transportuar në Qendrën Emergjente, se Jovanoviqit i janë thyer dy dhëmbë dhe i është qarë buza, ndërsa Mandiq ka marrë disa goditje në kokë.
Stefanoviq është kontrolluar në ambulancë e më pas është dërguar në repartin kirurgjik për qepje.
Në kumtesën e Lidhjes për Serbi pretendohet se sulmi në anëtarët e LPS është pasojë e ndjekjes më të ndyrë të cilën po e zbaton regjimi i Aleksandar Vuçiqit çdo ditë kundër kundërshtarëve politik.
Publiée par Ivan Mandić sur Vendredi 23 novembre 2018