Një teatër në qytetin Ivano-Frankivsk të Ukrainës ka rikrijuar në shfaqje me librin e William Shakespeare, “Romeo dhe Zhuljeta”, duke e vendosur atë në sallat industriale të një fabrike të vjetër sovjetike.

Para fillimit të shfaqjes, publikut iu dhanë kapele të forta dhe nga një hartë për të ecur nëpër punëtoritë e fabrikës dhe në bodrumin e teatrit.

Publiku ndjek aktorët nëpër lokacione të ndryshme, ndërsa shfaqja përcillet nga kënde të ndryshme.

Rostyslav Derzhypilsky, regjisori i dramës “Romeo dhe Zhuljeta”i ka dhënë historisë së Shekspirit një kthesë moderne. Në vend të skenës klasike ku takohen Romeo dhe Zhuljetë në shtëpinë në kapuletë, ata në këtë shfaqje takohen në një klub nate.

Derzhypilsky ka thënë se dëshiron që shfaqja të jep një ndjesi ‘post-apokaliptike’ tek njerëzit.

“Ky vend është jashtëzakonisht i vështirë. Por ai përshtatet në mënyrë të përsosur për të ilustruar përplasjen e sprirtualitetit, besimit dhe dashurisë së Romeos dhe Zhuljetës dhe botës që i rrethon ata”, tha Derzhypilsky.

Puthja ikonike e ballkonit midis Romeos dhe Zhulietës zhvillohet në një kullë industriale, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.