I cilësuar si një kryevepër e letërsisë moderne shqipe, romani “Oh” i Anton Pashkut, është ndër më të studiuarit.
I botuar më 1971, ai konsiderohet një roman që e ndau letërsinë e Kosovës në dysh, duke bërë një thyerje të madhe në stil, formë dhe zhanër, siç ka diskutuar për të profesori i letërsisë Nysret Krasniqi.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ai ka thënë se Anton Pashku është një nga shkrimtarët më të mirë shqiptar.