Shkruan Shemsi Jashari:

Pjesa e tretë..

Tendenca për të barazuar agersorin me viktimën shihen qartë si në misionin e EULEX-it ashtu edhe të UNMIK-ut. Nga misionet ndërkombëtare nga viti 2000 deri me 2018, për krime lufte janë dënuar:
34 shqiptarë
4 Serb
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) punën në Kosovë zyrtarisht e ka filluar në fund të vitit 2008, me marrjen e kompetencave nga Misioni i UNMIK-ut. Ky mission në Kosovë plotësisht është operacionalizuar në muajin prill të vitit 2009.
Misioni i EULEX-it në fillim të mandatit e ka pasur rolin e mbikëqyrjes, të këshillimit dhe të udhëzimit në fushën e doganave, policisë, gjyqësorit dhe të sistemit të burgjeve, krahas kompetencës ekskluzive në gjykimet për krimet e luftës. EULEX- i, po ashtu, ka vepruar në lidhje me akuzat për veprat penale me prapavijë etnike dhe politike, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Edhe Eulex vazhdoi misionin e UNMIK-ut, sa i përket hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës ishte i përqendruar tek ndjekja e shqiptarëve kryesisht pjestarë të UÇK-së, dhe nuk u morr aspak me hetimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Misioni i EULEX-it, vazhdoi traditën e UNMIK-ut, me një qasje të njejtë në raport me hetimin e krimeve të luftës. Ndonëse kishte dëshmi të mjaftueshme për krimet e kryera nga Serbët ndaj shqiptarëve, asnjë lëndë të madhe të masakrave të kryera në Kosovë nuk e hetoi e as nuk e gjykoi.

Duke shikuar statistikat shohim se EULEX ka ndjekur dhe gjykuar 4(katër) fish me shumë shqipëtarë sesa Serb për krime lufte edhe pse botërisht dihet se Serbia ishte ajo që ksihte kryer Krime në Kosovë.

Roli i EULEX-it në gjykimin e Krimeve të luftësPjesa e tretë..Tendenca për të barazuar agersorin me viktimën shihen…

Gepostet von Shemsi Jashari am Sonntag, 19. Juli 2020