I pari i Komunës Agim Veliu, përmes një postimi e ka konfirmuar se i ka ofruar bashkëpunim AAK-së, mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të AAK-së dhe partisë së tij duke i demantuar  dhe duke i quajtur gënjeshtra fjalët e Veliut, raporton Llapi.info

Përveç reagimit të AAK-së, edhe OBKD përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me këto fjalë të Veliut, madje duke i quajtur ato irrituese dhe të pasinqerta

Sipas OBKD-së pas marrëveshjes mes Ballit Kombëtar dhe AAK-së, nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga ana e Veliut për bashkëqeverisje.

“Balli Kombëtar Demokrat dega në Podujevë, reagon lidhur me deklaratën lëshuar nga kryetari i LDK-së Agim Veliu dhe kontrabanduesve të AAK-së, Smajl Sfishta dhe Shaban Mulloit. Ne si dy subjekte politike kemi arritur marrëveshje politike me datën 03.01.2018 mes dy subjekteve AAK- BKD, ku kanë nënshkruar kryetarët e dy degëve dhe kanë vënë nënshkrim edhe asamblistët. Më vjen keq që nga kjo datë asnjë kërkesë nuk është ardhur nga z.Veliu për bashkëqeverisje, vetëm se është kërkuar në mënyrë klandestine të kontrabandoj votat e asamblistëve. Pra qytetar të dashur, këto deklarat janë irrituese dhe të pasinqerta nga ana e kryetarit të LDK-ës” thuhet në komunikatën e OBKD-së /Llapi.info

Fotografia e Gazmend Islami