Forcë e shtuar e policisë së Kosovës është raportuar të jetë sot në veri të Kosovës.
Raportohet se së paku 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës me rreth 60 forca të njësive speciale tashmë janë stacionuar afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.
Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok. Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok, afër Ujmanit.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me të gjithë zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, Daut Hoxhën e Besim Hotin, por të tre kanë qenë të paqasshëm.






