Lokale - eSIMy

Qyteti, së bashku me Polonicën, Lagjen Hoxheviq dhe Ballovcin do të mbesin pa energji elektrike nga ora 10:30 deri në orën 14:30 si shkak i vendosjes së ndarësit në NS 10/0.4 kV, njofton Llapi.info.

Ndërsa, fshati Obrançë, Peran, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë dhe Dobratin pa energji elektrike do të mbesin nga ora 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00.

Arsyeja e ndërprerjes sipas KEDS-it është vendosja e shtyllave dhe përçuesve./Llapi.info/