Lokale - eSIMy

Shumë kapakë të kanalizimeve anë e mbanë Podujevës janë vjedhur dhe shumë pak prej tyre janë zëvendësuar me të tjerë duke i lënë të hapur kanalizimet me vite të tëra.

Një qytetar i rrugës “Vllezërit Frashëri” në Podujevë na ka shkruar duke thënë se ka bërë kërkesë që tri vite që ta vendosin një kapak të një kanalizimi në këtë rrugë pasi që po i njëjti po paraqet shumë probleme në trafik por sipas tij, është dashur të afrohen zgjedhjet që komuna e Podujevës ta vendos këtë.

Qytetari është shprehur i irrituar duke pyetur se a duhet të vinë zgjedhjet që të rregullohet diçka?