Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ai i “Ibër Lepencit”, si dhe bordi i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren janë shkarkuar të enjten nga Qeveria në detyrë.
Qeveria, pas mbledhjes së 26-të, ka bërë të ditur se vendimin e ka marrë shkaku i “keqmenaxhimit dhe shkeljeve të evidentuara edhe nga raportet e auditimit”.
Në vend të tyre, Qeveria ka emëruar borde të përkohshme të drejtorëve:
- Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
- Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
- Merita Kasapolli, drejtore;
- Arbnor Pula, drejtor; dhe
- Bezad Halilaj, drejtor.
- Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
- Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
- Alban Fetahu, drejtor;
- Bekim Selimi, drejtor; dhe
- Nazmi Pllana, drejtor.
- Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:
- Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;
- Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;
- Altin Sahiti, drejtor; dhe
- Edmond Halimi, drejtor.