Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen edhe të 100 mijë eurove për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik.
Këto mjete do të ndahen për ata të cilët kanë mbetur pa u mbështetur në rundin e parë.
Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7,3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati.