Kabineti qeveritar ka aprovuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Kosova ka nevoje për import të kafshëve sepse ka mungesë.
“Kosova sipas analizave ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë dhe reformat fiskale shkojnë në këtë drejtim”, tha Hamza.
Pashtu, janë liruar nga tatimi doganor për mallrat e importuara Bashkësitë Fetare, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së tyre financiare.