Shkruan: Shemsi Jashari

Fushatat e partive politike vazhdimsht e lodhin qytetarin duke iu premtuar zhvillim e realizim te pritjeve të tyre, për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik e gjithçka qe veshi i qytetarit deshiron ta dëgjoj vetëm për të ia marr votën për të ardhur në qeveri.
E tillë ishte edhe fushata dhe premtimet e Lidhjës Demorkatike –LDK dhe posa erdhën në pushtet, sikur harruan çfarë kanë premtuar dhe vazhduan avazin e vjetër.
Në vend të një qeverie që shpresuan qytetarët se do ta kenë, e që doli pas rezultateve zgjedhore, qeveria e formuar LVV&LDK u vetshkatrrua nga egoja, paranoja dhe mosbesimi që ekzistonte që nga fillimi në mes të partnerëve të panatyrshëm, si për nga sjellja ashtu edhe për nga ideologjia politike.
E tëra kjo ishte një mashtrim i madh që iu bë qytetarit duke i ngritur pritjet dhe duke premtuar “parajsën” posa të vijnë në pushtet.
Më shumë sallta politike në krye të qëversië erdhi Abdullah Hoti nga LDK-ja, duke premtuar se do të punonte shumë dhe se partneri i dikurshëm ishte fajtori për gjithçka që nga stagnimi i zhvillimit të brendëshëm deri të prishja me aleatët e jashtëm, si SHBA dhe BE.
Por çfar kemi parë prej se kjo qeveri mori pushtetin? Asgje që prek qytetarin përveç fushata të marketingut për realizimet e suksesshme të projekteve, për përparimin dhe punën e mirë që e kanë bërë, por për çudi qytetari nuk e shef asnjëher këto.
Sipas kësaj qeverie fajtore për mungesën e rezultateve është Opozita !!!!
Kjo vihet re edhe në media e në gjykimet e analistëve, që jo rrallë ndahen në dy kampe përkatëse, sipas modelit politik, disa duke arsyetuar punën e pakët të qeverisë, e disa tjerë duke e akuzuar për dështime.
Duke qenë në gjendje jo të zakonshme për shkak të pandemisë “COVID 19” shumëkush mund të ketë pritur se duke qenë një ekonomist si Avdullah Hoti në krye të qeverisë, do ta kemi më të lehtë kalimin me pak pasoja të kësaj situate të vështirë ekonomike, ku shumica e bizneseve janë në vështirsi e shumë prej tyre, kanë falimentuar apo janë buzë falimentimit. Ajo qfarë po shohim është krejt e kundërta e pritjeve.
Kjo qeveri e paaftë nuk ka mundur as pas gjashtë (6) përpjekjeve për ta kaluar një ligj për rimëkëmbje ekonomike që do ti ndihmonte bizneset, dhe ekonomitë familiare të mos kollapsonin.
Si e tillë kjo qeveri duhet të dorëhiqet dhe mandati ti kthehet popullit për të vendosur se nga do të ia mbaj dhe kënd do ta mandatoj për të qeverisur me mirë.
Për sa i përket jetës së përditshme të qytetarëve kjo qeveri flet më shumë në të ardhmen, duke i zgjedhuar foljet “do të”. Por vjen një moment kur nuk mund të justifikohen më rezultatet, herët a vonë rezultatet duhet të preken me dorë nga qytetari.
Kjo do të ndodhë por koha e humbur nuk mund të kthehet e as dëmi i shkaktuar nuk do të mund të riparohet.