Një shtyllë elektrike ka lënë pa energji elektrike tash e 3 ditë lagjen Revuçi i ulët në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Shkak kanë qenë erërat e fundit që është rrëzuar shtylla, mirëpo tash e tri ditë KEDS-i nuk ka shkuar për ta sanuar gjendjen dhe për ta rikthyer energjinë elektrike.
Banorët e kësaj lagje kanë thënë për lajmi.net se vetëm sot janë thirrur 4 herë ekipet e KEDS-it për të intervenuar, por nuk kanë shkuar.
Ndërsa kanë treguar se që nga dita kur është rrëzuar shtylla elektrike kanë telefonuar çdo ditë në KEDS, por ekipet nuk iu kanë përgjigjur banorëve.
Shtylla elektrike është rrëzuar në oborrin e familjes Hoti.