Një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë, thuhet në njoftim.
Sic ka raportuar The Sun, nëntë prej komandantëve ushtarakë të Vladimir Putinit janë vrarë në pushtimin rus të Ukrainës. Ata janë në mesin e afro 12 mijë trupave ruse që Ukraina pretendon se janë vrarë që kur nisi pushtimi më 24 shkurt./The Sun





