Lokale - eSIMy

Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në një telefonatë se Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe kërkesat e Moskës përmbushen, thuhet në një deklaratë të Kremlinit, raporton BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon se, pa asnjë provë, është i nevojshëm për të “denazifikuar” vendin.

Udhëheqësi rus përsëriti se sulmi po shkon sipas planit.

Ai ka bërë komente të ngjashme ditët e fundit, mes vendimeve nga analistë perëndimorë të mbrojtjes, se fushata ushtarake ruse po shkonte më keq sesa pritej.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive.

Kujtojmë se udhëheqësi turk, Erdogan, ka apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent. /Reporteri.net/