Lokale - eSIMy

Vladimir Putin ka dhënë një fjalim televiziv në të cilin falënderoi ushtarët e forcave speciale për “përmbushjen heroike të detyrës së tyre ushtarake” në Ukrainë.

Putin tha se ushtarët ishin ngarkuar të ofronin ndihmë për “republikat popullore të Donbasit” – duke iu referuar dy zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore që Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara pushtimit të saj, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.

Ai e përfundoi mesazhin duke thënë: “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Fjalimi u dha për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015.