Ka përfunduar për shkak të mungesës së kuorumit seanca e sotme plenare, pasi në sallë pas pushimit të drekës u kthyen vetëm 61 deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Rpeublikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky numër i deputetëvbe është i pamjaftueshëm për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare e cila ishte në rend dite.

Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e projektligjeve ndërsa marrëveshja ndërkombëtare të mbetet për një ditë tjetër dhe se nuk do të ketë pushim për ligjvënësit para datës 10 të muajit gusht.

“Po vazhdojmë me seancën, kemi mbet tek marrëveshja ndërkombëtare, por kjo e kërkon një prani mjaft të lartë dhe 80 vota për të kaluar. Nuk ju lëshoj para 10 gushtit, ta dini, hiç. Virusi, vaksinohuni”, u ka thënë Konjufca deputetëve./Sinjali