Policia e Kosovës ka rikujtuar edhe një herë se në pikëkalimin kufitar në Merdar, nga sot deri më 15 nëntor do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale.

Me qëllim të shmangjes së pritjeve të mundshme policia rekomandon qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë./Llapi.info