Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pejë, ku një punëtor është kapur nga kamerat e sigurisë duke fjetur gjatë orarit të punës, ndërsa një person i panjohur i afrohet dhe i merr telefonin.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet punëtori i ulur dhe në gjumë të thellë, pa parë re se çfarë po ndodh rreth tij.
Në ato momente, një i dyshuar afrohet me kujdes dhe arrin t’ia marrë telefonin pa hasur në rezistencë.






