Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke thënë se Uashingtoni po i monitoron nga afër zhvillimet.
“Po ju vëzhgojmë” dhe “zgjidhni me mençuri”, ishin mesazhet e tij drejtuar Teheranit, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të dy vendeve nuk janë të njëjta.
Hegseth shtoi se SHBA-të po forcohen vazhdimisht, ndërsa Irani, sipas tij, po humb aftësinë për të zëvendësuar arsenalin e vet ushtarak.
Ndërkohë, raportime ndërkombëtare bëjnë të ditur se SHBA ka rritur presionin ndaj Iranit përmes masave që prekin lëvizjen detare në rajon.






